Loading…

Rrahen Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj: Policia mbërrin në vendin e ngjarjes

  • 11/09/2019 | 23:35

Rrahen Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj: Policia mbërrin në vendin e ngjarjes

Pas përplasjes fizike mes Haki Abazit dhe Dardan Molliqajt, Policia e Kosovës ka mbërritur në vendin ngjarjes, transmeton Gazeta Metro.


Sipas burimet e Indeksonline thuhet se policia ka marrë informatën dhe do t’i intervistojnë të dy palët.

Në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj i PSD’së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht.

Molliqaj dhe Abazi pas konfrontimit verbal i kanë vazhduar përplasjet mes vete edhe pas përfundimit të emisionit.

Pas ofendimeve, debati i tyre ka eskaluar në fizike. Autori i emisionit, Leonard Kerquki, ka thënë se i vjen keq për çka ka ndodhur pas emisionit, të cilin nuk e ka vazhduar fare pastaj me analizën zgjedhore që do të duhej të transmetohej.

Kujtojmë që Molliqaj gjastë gjithë emisionit ka drejtuar ofendime të rënda drejt Abazit, si nga ato profesionale por edhe familjare. Të njejtën gjuhë e ka përdorur edhe kandidati për deputet i VV’së drejt Mollqiajt./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë