Loading…

Rrahen kosovarët në sheshin e Shkupit

  • 26/02/2017 | 22:31

Rrahen kosovarët në sheshin e Shkupit

“Komitët”, tifozët famëkeq të klubit futbollistik “Vardari” kanë rrahur keq disa kosovarë pas përfundimit të ndeshjes se sotme me Shkëndijën e Tetovës.


Katër të lënduar më lehtë dhe një me lëndime të rënda në kokë, janë kosovarët të cilët nga Komitët ishin takuar në sheshin e Shkupit.

Burime policore për gazetën KOHA kanë informuar se pak çaste më parë janë arrestuar katër tifozë, ndërsa hetohen dhe të tjerë që rrahën të rinjtë nga Kosova, të cilët në Shkup ishin për vizitë vikendi.

Ndryshe, nuk është hera e parë qe huliganët e ashtuquajtur “Komiti” sulmojnë shqiptarët e pafajshëm nëpër qytet. Vjet, sulmuan disa nxënës shqiptarë mu në sheshin e Shkupit, ndërsa vite më parë, rrahën edhe gratë nëpër shtëpitë shqiptare në Nerez të Shkupit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë