Loading…

Rrahen pas debatit televiziv Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj

  • 11/09/2019 | 22:44

Rrahen pas debatit televiziv Haki Abazi dhe Dardan Molliqaj

Pas një debati të ashpër mes Dardan Molliqaj nga PSD’ja dhe Haki Abazit nga VV’ja, ka eskaluar situata duke kaluar në dhunë fizike, shkruan Gazeta Metro.


Në emisionin Pressing në T7, Dardan Molliqaj I PSD’së dhe Haki Abazi i Vetëvendosjes janë përleshur fizikisht. Molliqaj dhe Abazi i kanë vazhduar përplasjet mes vete edhe pas përfundimit të emisionit.

Pas ofendimeve, debati i tyre ka eskaluar në fizike. Autori i emisionit, Leonard Kerquki, ka thënë se i vjen keq për çka ka ndodhur pas emisionit, të cilin nuk e ka vazhduar fare pastaj me analizën zgjedhore që do të duhej të transmetohej.

Kujtojmë që Molliqaj gjastë gjithë emisionit ka drejtuar ofendime të rënda drejt Abazit, si nga ato profesionale por edhe familjare. Të njetën gjuhë e kishte përdorur edhe ish-deputeti i VV’së drejt Mollqiajt./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë