Loading…
Rrahen sportistët serbë në Split, Dacic paralajmëron notë proteste Kroacisë
  • 09/02/2019 | 21:44

Rrahen sportistët serbë në Split, Dacic paralajmëron notë proteste Kroacisë

Ministri i punëve të jashtme i Serbisë Ivica Dacic ka thënë se Serbia do t’i dorëzojë notë proteste Kroacisë për shkak të sulmit të vaterpolistëve të ‘Cërvena zvezdës’ në Split, transmeton Gazeta Metro.

Dacic e ka vlerësuar rastin si pasojë të “fushatës antiserbe që udhëhiqet dhe atmosferës e cila krijohet në shoqëri”.

Ai ka thënë se do të kërkojë gjetjen e kryerësve dhe dënimin e tyre dhe ka shtuar se, përkundër mospajtimeve me Kroacinë, diçka e tillë nuk do të ndodhte me Kroacinë.

Sipas medieve, huliganë kroatë i kanë sulmuar katër vaterpolistë të ekipit beogradas në bregdet në Split para ndeshjes me “Mornarin”, për çka ndeshja e javës së 13-të të Ligës regjinale është shtyrë.

Drejtori i ekipit ka thënë se ata janë sulmuar me shufra, shkopij e thika, ndonëse nuk kanë provokuar me asgjë, ndërsa njëri prej tyre është detyruar të kërcejë në det për të shpëtuar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë