Loading…

Rrahim Hashimi: Posedon 10 biznese personale dhe mashtronte duke marrë para në emër të Kadri Veselit

  • 23/05/2019 | 23:06

Rrahim Hashimi: Posedon 10 biznese personale dhe mashtronte duke marrë para në emër të Kadri Veselit

Nënshkrimi i kontratës dhe marrja e lejes për ndërtimin e një spitali në hapësirat e QKUK-së, dyshohet se ka përfshirë në fajde, mashtrim dhe detyrim, një grup prej së paku 8 personash. Rrahim Hashimi ishte personi që mashtroi biznesmenin Faton Dalladakun duke thënë se duhet t’i jepen 200 mijë euro kryeparlamentarit Kadri Veseli për të lëshuar lejen e spitalit, transmeton Gazeta Metro.


74 vjeçari nga Ferizaji, Kadri Rexhepi ka deklaruar se  Rrahim Hashimi ishte personi kryesor që mashtroi atë dhe Faton Dalladaku, duke thënë se e ka dërguar Kadri Veseli për t’i marrë para.

Rexhepi shpjegon se Rrahim Hashimi fillimisht i kishte mashtruar ata duke i dërguar në Tiranë për të u takuar me Kadri Veselin, por as aty nuk e panë atë, pasi ai vetëm po i mashtronte, transmeton Gazeta Metro.

“Kur kemi mbërri atjë, Rrahimi i ka thënë se Kadri Veseli është duke ardhën ka ana e Elbasanit po kena me u taku me një hotel se di ku, mua më thanë s’ki nevojë me ardhën flej në hotel më thanë baci Kadri, nesrit jam qu nga gjumi edhe i kam thënë Fatonit se a u takove me Kadri Veselin, tha jo more çfarë i kishin dal do punë”, tha Kadriu.

Përpos në Tiranë, Faton Dalladakun e kishte mashtruar Rrahim Hashimi duke e dërguar edhe në Vjenë për një takim me Kadri Veselin. Atje ai qëndroi për 3 ditë, por nuk e pa kurrë Kadri Veselin.

“Aq janë mashtrues këta sa që e kanë qu edhe ne Vjenë , 3 ditë kanë nejt atje, unë nuk e kam ditë më ka tregu Fatoni, 3 ditë e ka prit Fatoni – Kadri Veselin në Vjenë”, tha Kadriu, duke treguar se si e mashtronte Hashimi biznesmenin nga Ferizaji, transmeton Gazeta Metro.

Biznesmeni Faton Dalladaku i ankohet Kadri Rexhepit se Rrahim Hashimi nuk po ia kthen paratë dhe se kontrata dhe leja për ndërtimin e spitalit nuk iu dha, ashtu siç iu premtua nga ky i fundit.

Kush është Rrahim Hashimi, pronar i 10 bizneseve në Kosovë?

Rrahim Hashimi që u shfaq në disa pamje duke numëruar para që dyshohet se u morën me fajde, del të jetë person që posedon pronësi në të paktën 10 biznese, kështu të paktën thuhet në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve, aty figuron si person që ka hise në katër biznese, statusi i të cilave është i shuar, transmeton Gazeta Metro.

Bizneset në të cilat Hashimi ka aksione janë të fushave të ndryshme. Ka biznese që për aktivitet primar ka lojërat e fatit, ndërtimin e objekteve, prodhimin e energjisë, prodhimin e filmave, siguri publike dhe private dhe konsulencë për bizneset.

Këto janë 10 bizneset e ti:  “Kosova- Bet Sh.P.K” ; “Code Security Sh.P.K”;  “West Investigation & Advisory L.L.C.”  “WEST FASHION POINT L.L.C.” ;  “Movie House Milot & Eliot Pictures L.L.C.”;

“CITY – GROUP L.L.C.” ; “CITY BET L.L.C.”;  “WEST HEALTH & MEDICAL L.L.C.”; WEST E.P.T. L.L.C.”; “ALBCAN SH.P.K.” ;.

Për çfarë u arrestua ai?

Rrahim Hashimi ishte njëri nga të arrestuarit për fajde, mashtrim dhe detyrim, por ai u lirua për shkak se vepra penale për të cilin dyshohej ishte vjetërsuar sepse pretendohet se është kryer në vitin 2012.

Rrahim Hashimi u arrestua bashkë me Ismet Osmanin, I njohur si “Curri”, dhe tre të dyshuarit e tjerë Adil Thaqi, Mentor Maqani dhe Ilir Bojku.

Ky artikull bazohet në dëshmitë e Prokurorisë dhe deklaratat që janë bërë nga Kadri Rexhepi, ndërmjetësues në ‘pazarin’ mes Faton Dalladakut dhe Rrahim Hashimit./gazetametro.net

Grupi i Currit po dyshohet për fajde, kamata ndaj biznesmenit nga Prishtina ishte 25 mijë euro në muaj

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë