Loading…

Rrahim Pacolli edhe me fotomontazh kundër ‘Bacit’

  • 05/04/2018 | 17:47

Rrahim Pacolli edhe me fotomontazh kundër ‘Bacit’

Pakënaqësitë ndaj Behgjet Pacollit te njëri prej njerëzve të tij më të afërt duket se janë shtuar aq shumë, sa që Rrahim Pacolli ka filluar të bëjë edhe fotomontazhe që tregojnë ‘kohën e artë të partisë’.

Ai e ka publikuar një foto nga koha kur në tubimin e AKR’së ishin mijëra simpatizantë, pro në fakt Rrahim Pacolli nuk është në rendin e parë, nga një verifikim i thjeshtë mund të vërhehet se fotoja është montazhë, transmeton GazetaMetro.net.

Pakënaqësitë nisën ditë më parë, kur Rrahim Pacolli kishte kundërshtuar ashpër vendimin e të parit të partisë për të hequr nga kjo pozitë Sefajn, kundërshtitë  vazhduan edhe të enjten dhe lidhen përsëri me postin e Ministrit të Brendhsëm, që deri tani mbahej nga njeriu i afërt me Rrahim Pacollin, shkruan GazetaMetro.net

Të enjten, u përhap lajmi se  dikush nga kryesia e AKR’së i ka ofruar postin e ministrit të policisë Florian Qehajës, të birit të Ramdan Qehajës.

Kjo u hodh poshtë menjëherë nga Behgjet Pacollit, e nuk vonoi shumë dhe erdhi kundër reagimi i Rrahim Pacollit.

Ky i ka kujtuar kohën kur AKR kishte mijëra simpatizantë, ndërsa si për rastësi kujton së atëkohë pjesë e AKR’së ishte edhe eksperti i çështjeve të sigurisë, Ramdan Qehaja.

Por, nga fotografia mund të vërehet se Pacolli aty është vendosur me një program për ‘rregullimin e fotos’, madje në mënyrë goxha amatoreske. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë