Loading…

Rrahim Pacolli vazhdon fushatën kundër Korab Sejdiut, iu largua nga partia

  • 23/04/2018 | 18:42

Rrahim Pacolli vazhdon fushatën kundër Korab Sejdiut, iu largua nga partia

Largimi i Korab Sejdiut nga partia e Behgjet Pacollit, duket se nuk është pritur mirë nga ish-partiakët e tij. Portali i sekretarit të AKR’së, Rrahim Pacolli, ka publikuar një artikull kundër deputetit Sejdiu, ku nxjerren disa dokumente që tregojnë se Korab Sejdiu mashtroi për tri vjet UP-në me gradë akademike, shkruan gazetametro.net.

Hakmarrja kundër deputetit Korab Sejdiu pas largimit të tij nga AKR, Rrahim Pacolli po e vazhdon akoma, nëpërmjet portalit ku ai vet është pronar.

Në një artikull të bërë sot nga portali i Selim Pacollit, arbresh.info, shkruan se Sejdiu ka ligjëruar në UP si Doktor i Jurispodencës edhe pse nuk e kishte atë gradë. Pasi i është bërë barazvlerësimi është vërtetuar se ai është Jurist i Diplomuar dhe jo Doktor i Jurispodencës.

Pasi ishte vërtetuar kjo, ai është përjashtuar nga Universiteti i Prishtinës, po ashtu ishte përjashtuar edhe nga Oda e Avokatëve, Ati tani i pamundësohet mësimdhënia në universitetin publik sipas këtij artikulli, shkruan gazetametro.net.

Gjithnjë sipas artikullit, Sejdiu kishte ikur për një arsye nga Kosova për në SHBA, për t’iu shmangur shërbimit ushtarak të ish-Jugosllavisë. Atje ka përfunduar studimet bachelor në drejtimin biznes ndërkombëtar, bëri studime shtesë që i dhanë titullin Juris Doctor dhe qëndroi rreth trembëdhjetë vjet.

Artikulli përveç që është i drejtuar kundër Sejdiut, është sponsorizuar në Facebook për të mbërritur sa më shumë përdorues të Facebook’ut, shkruan gazetametro.net.

Por, në qershor të vitit 2014 Ministria e Arsimit ia llogariti gradën që ka fituar gjatë studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “jurist i diplomuar” dhe jo si “doktor i jurispundencës”.

Grada doktor shkence ishte kriter ligjor për të ushtruar profesionin e profesorit dhe të avokatit në disa raste ku i kërkohej.

Tutje artikulli fol edhe se si Sejdiu u bë profesor në Univerisitetin e Prishtinës nga rektori i atëhershëm, Enver Hasani, ku me 22 korrik 2008 u morr vendim që ai të filloj punën si profesor në UP.

Artikulli akuzon se Sejdiu nuk ka të kryer provimin e jurispudencës edhe pse ai punon si avokat, ka licencë avokati që nga viti 2010, shkruan gazetametro.net.

Oda e Avokatëve thotë se Korab Sejdiu është avokat i regjistruar në OAK me vendimin e Bordit Drejtues të datës 4 maj 2010. Ligji për avokatinë kërkon që kandidatët për t’u regjistruar si avokat duhet të ketë të kryer provimin e jurispundencës.

Ndërkohë, Sejdiu u largua nga partia me të cilën u bë deputet, duke mos treguar se në cilin grup do të bashkohet.

Për momentin, Korab Sejdiu vazhdon të jetë deputet i pavarur. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë