Loading…

Rrahin dy roje të pyllit, arrestohen 4 persona

  • 28/01/2020 | 11:40

Rrahin dy roje të pyllit, arrestohen 4 persona

Dy roje të pyllit janë sulmuar gjatë ditës së djeshme nga katër persona, në fshatin Zaskok të Ferizajt, shkruan Gazeta Metro.


Të dyshuarit të cilët pos sulmit, edhe kishin fyer dhe kërcënuar viktimat, janë arrestuar nga policia.

Siç njofton Policia e Kosovës, të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërkaq nuk është bërë e ditur nëse viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Fshati Zaskok, Ferizaj 27.01.2020 – 15:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë, pasi që të njëjtit kanë sulmuar, kanë fyer dhe kanë kanosur dy viktimat meshkuj K-Shqiptarë zyrtarë të pylltarisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e Policisë. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë