Loading…

Rrahje dhe plagosje në mes të pesë personave në Obiliq

  • 27/11/2020 | 21:55

Rrahje dhe plagosje në mes të pesë personave në Obiliq

Një rrahje ka ndodhur në Balshaj të Obiliqit, e ku pastaj është përdorur edhe arma e zjarrit me ç’rast një person është plagosur.


Ngjarja ka ndodhur në një pikë karburanti derisa dy persona (klientë) janë sulmuar nga tre të tjerë që kanë ardhur aty. Lajmin për Express e ka konfirmuar Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Personi i plagosur është dërguar në QKUK dhe policia ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Në ora 20:55, policia është njoftuar për një rast plagosje në rrugën nacionale Prishtinë-Mitrovicë, në fshatin Milloshevë, në një pikë karburanti.

Dy persona (klientë) janë sulmuar nga tre të tjerë që kanë ardhur aty,  fillimisht ka pasur një rrahje e më pas është përdorur arma. Një person është plagosur dhe nisur për në QKUK-në. Policia ka dal në vend-ngjarje dhe po egzaminon vend-ngjarjen”, ka konfirmuar Krasniqi.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë