Loading…

Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Prizren

  • 22/10/2021 | 08:31

Rrahje dhe të shtëna me armë zjarri në Prizren

Dy persona janë ndaluar me urdhër të prokurorit, pas një mosmarrëveshjeje dhe të shtënave me armë zjarri, të enjten në Prizren.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

Osmanollaj tha se si pasojë e rrahjes, disa persona kanë mbetur të lënduar, ndërkaq policia në vendin e ngjarjes ka gjetur një gëzhojë plumbi.

“Në rrugën Haxhi Zeka rreth orës 18:37 minuta është raportuar në lidhje me një ankesë të qytetarit për punimet në rrugë, njësitet policore i janë përgjigjur rastit, dhe pasi kanë arritur në vendin e ngjarjes, është kuptuar se kishte pasur një rrahje mes disa personave ku kishte edhe persona të lënduar, si dhe kishte pasur edhe të shtëna me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një dëshmi (gëzhojë). Lidhur me rastin janë informuar edhe hetuesit te cilët kanë dalë edhe në vendin e ngjarjes si dhe është informuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar ndalimin e dy personave të dyshimtë lidhur me rastin”, ka deklaruar Osmanollaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë