Loading…

Rrahje mes 4 personave në Gjilan, arrestohen

  • 15/04/2019 | 16:39

Rrahje mes 4 personave në Gjilan, arrestohen

Policia ka njoftuar se një mosmarrëveshje e katër të dyshuarve në Gjilan, ka përfunduar me rrahje, ku të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pësuar lëndime trupore, transmeton Gazeta Metro.


Pas pranimit të tretmanit mjekësor, njëri nga të dyshuarit, me veturën e tij qëllimisht e ka goditur veturën e viktimës dhe ka lënduar viktimën.

Policia ka njoftuar se në lidhje me këtë rast janë arrestuar katër të dyshuarit, ku me vendim të prokurorit tre nga ta janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre është liruar në procedurë të rregullt.

“Raportohet se katër të dyshuar meshkuj K-Shqiptarë pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti. Të dyshuarit kanë pranuar tretman mjekësor, ku njëri nga të dyshuarit pas tretmanit mjekësor me veturën e tij qëllimisht ka goditur veturën e viktimës mashkull K-shqiptar dhe ka lënduar viktimën tjetër K-Shqiptar. Katër të dyshuarit janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit tre janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë