Loading…

Rrahje mes disa personave në Viti, Policia nis hetimet

  • 10/08/2026 | 22:36

Rrahje mes disa personave në Viti, Policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka nisur veprimet hetimore lidhur me një përleshje fizike mes disa personave në Viti, transmeton Gazeta Metro.


Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, bëri të ditur se incidenti nuk ishte denoncuar më herët në organet e rendit.

Pas publikimit të videos, hetuesit e Stacionit Policor në Viti kanë nisur mbledhjen e informacioneve dhe identifikimin e personave të përfshirë, në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit.

Sipas policisë, veprimet po ndërmerren për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe për të vendosur rastin në procedurë sipas legjislacionit në fuqi.

“Bazuar në informacionet fillestare dyshohet se ngjarja ka ndodhur më 07.08.2026 në qytetin e Vitisë”, tha Osmani./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë