Policia raporton se në fshatin Lutogllavë, në Prizren ka ndodhur një rrahje në mes të dy familjeve.
Rrahja ka ndodhur për shkak të problemeve të mëhershme pronësore.
Në rrahje ishin të përfshirë tetë të dyshuar me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar shtatë të dyshuar, nga përdorimi i mjeteve të forta (shufrave) gjatë rrahjes.
Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.