Në rrugën Nënë Tereza në Pejë, Policia e Kosovës njofton se ka ndodhur një përleshje mes tre personave.
Përleshja siç edhe theksohet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje.
Dy nga ata që janë përfshirë në përleshje kanë pësuar lëndime trupore dhe më pas kanë pranuar edhe trajtim mjekësor.
Policia thotë se me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit pasi janë intervistuar janë dërguar në mbajtje./gazetametro.net