Loading…

Rrahmani në formë të jashtëzakonshme, i rritet edhe vlera për kaq milionë euro

  • 10/11/2021 | 22:02

Rrahmani në formë të jashtëzakonshme, i rritet edhe vlera për kaq milionë euro

Vlera e mbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani, në tregun e futbollit është rritur dukshëm në javët e fundit. Nga 12 milionë sa ishte vlera e tij, pas transferimit nga Verona te Napoli, i është bërë 16 milionë euro, shkruan Gazeta Metro.

Mbrojtësi nga Prishtina, Amir Rrahmani është duke kaluar formë të jashtëzakonshme me skuadrën e tij Napolin në Itali.

Deri më tani Rrahmani është paraqitur thuajse në çdo ndeshje në formacionin startues në këtë sezon.

Me statistikat e tij të jashtëzakonshme, ylli kosovar ka zënë vend në formacionin bazë ku edhe e ka bindur trajnerin Luciano Spalleti.

Në 9 ndeshje sa ka luajtur në këtë sezon, Rrahmani ka shënuar 2 gola dhe ka pranuar vetëm një karton të verdhë, si dhe është bërë shtyllë e ekipit duke mos pranuar shumë gola.

Kjo formë e tij ka ndikuar që vlera e tij në tregun e futbollit të rritet në 16 milionë euro. Këto të dhëna vijnë nga ueb-faqja transfermarkt.com që bën monitorimin e lojtarëve në të gjithë botën. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë