Loading…

Rrahmani nga stoli e shijon spektaklin e Napolit përballë Atalantas

  • 17/10/2020 | 17:28

Rrahmani nga stoli e shijon spektaklin e Napolit përballë Atalantas

Napoli ka shënuar fitore spektakolare kundër Atalantas.


Atalanta është gjunjëzuar në ‘San Paolo’ duke u mposhtur 4:1 nga Napoli.

Këtë triumf të Napolit, mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani e përcolli nga stoli, pasi për të nuk pati minuta, edhe pse Gennaro Gattuso përdori pesë zëvendësime.

Dy golat e para në këtë takim i shënoi meksikani Hirving Lozano, në minutat 23’ dhe 37’.

Politano shënoi golin e tretë për Napolin, në minutën e 30’, për të shuar çdo dilemë rreth fituesit.

Pjesën e parë dhe superioritetin e Napolit në atë pjesë e vulosi Osimhen, i cili shënoi për 4:0 në minutën e 43’, për ta çuar Napolin në pauzë me katër gola epërsi, shkruan lajmi.net.

Në pjesën e dytë, Atalanta tregoi shenja jete në minutën e 69’, kur golin gjeti Lammers, por kjo ishte krejt çfarë mysafirët nga Bergamo arritën.

Me këtë fitore, Napoli shkon në kuotën e tetë pikëve në katër ndeshje të luajtura, kurse Atalanta mbetet me nëntë pikë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë