Loading…

Rrahmani: Nuk ka vota për Kodin Civil, nuk vjen fare në Kuvend këtë mandat

  • 22/09/2023 | 08:07

Rrahmani: Nuk ka vota për Kodin Civil, nuk vjen fare në Kuvend këtë mandat

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, ka deklaruar se Projekt-Kodi Civil nuk mund të kalojë këtë mandat, madje nuk do të sillet fare në Kuvend.


Sipas tij, nuk ka vota për ta kaluar këtë projektligj.

“E drejta mundet me u votu prej atyre që e kanë agjendë, në këtë pikë kam pasur deklaratë para se të bëhem deputet, kam qenë konstant kundër. Edhe sikur opozita ta mbështesë, nuk kalon ky ligj, edhe nuk vjen hiç në Kuvend këtë mandat sepse nuk ka vota”, tha Rrahmani në RTV Dukagjini.

Sipas Rrahmanit, rreth 80% e deputetëve të Kuvendit të Kosovës janë me bindje kundër martesave mes gjinisë së njëjtë.

“Për shkak nuk ka, me bindje janë me 80% të deputetëve kundër, nuk e kanë vullnet këtë çështje, e votojnë për shkak të kërkesave të Qeverisë dhe mënyrës se si e shohin, por bindjet janë se 80% të deputetëve kanë bindje tjetër. AAK publikisht është kundër Kodit Civil për martesat e gjinisë së njëjtë”, tha ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë