Loading…

Rrallohet bota shtazore për 60 përqind?

  • 01/11/2016 | 18:36

Rrallohet bota shtazore për 60 përqind?

Bota shtazore ka pësuar një rënie prej rreth 60 për qind që nga viti 1970. Keshtu raporton Fondi i Botës Shtazore dhe Shoqata Zoologjike e Londrës.

Raporti paralajmëron se nëse prirja e tanishme vazhdon, rënia e numrit të gjitarëve, shpendëve, peshqve, amfibëve dhe zvarranikëve mund të arrijë në dy të tretën deri në vitin 2020, ose rreth 2 për qind në vit.

“Bota shtazore po zhduket me ritme të papara,” tha Marco Lambertini, drejtor i Përgjithshëm i Fondit Ndërkombëtar të Botës Shtazore.

Raporti bazohet mbi treguesin e llojeve të hartuar nga shkencëtarët për vëzhgim afatgjatë dhe që përbëhet nga 3.700 lloje kafshësh.

Sipas raportit, rënia dramatike e faunës është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e zhvillimit njerëzor.

Rritja e popullatës së botës, e cila është më se dyfishuar që nga viti 1960, duke arritur në rreth 7.4 miliardë që nënkupton më pak hapësirë për kafshët, dhe mund të çojë në zhdukjen e tyre nëse nuk bëhen ndryshime.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë