Loading…

Rrebeshe shiu dhe bubullima: Ky pritet të jetë moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

  • 03/07/2020 | 21:46

Rrebeshe shiu dhe bubullima: Ky pritet të jetë moti për pesë ditët e ardhshme në Kosovë

Nesër dhe ditët në vazhdim në Kosovë do të ketë mot jostabil dhe më të freskët.  Kohëpaskohe me rrebeshe shiu dhe bubullima, shkruan Gazeta Metro. 


Gjatë vikendit dhe fillimit të javës së tjetër, moti në Kosovë do të jetë jostabil, ku pritet të ketë rrebeshe shiu dhe kështu do të jetë mot i paqëndrueshme.

Nga dita e mërkurë, sipas parashikimeve të fundit, pritet një periudhë më stabile, me më shumë diell dhe rritje të temperaturave.

Sipas Prishtina Weather, nesër në Kosovë moti do të jetë me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes në vise të ulëta mundësi për mjegull. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, me mundësi edhe për breshër.

Temperaturat e ajrit do të zbresin përreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga 14C deri 17C, e maksimalet nga 23C deri 28C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 4-13m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet përreth vlerave normale.

Më poshtë keni parashikimin e plotë për deri ditën e mërkurë. /gazetametro.net

Fundjava dhe fillimi i javës së ardhshme me mot jostabil dhe më të freskët. Kohëpaskohe me rrebeshe shiu dhe bubullima….

Posted by Prishtina Weather on Friday, 3 July 2020

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë