Loading…

Rrëfehet gruaja që nuk ka bërë seks që nga pandemia, arsyeja befasuese

  • 03/05/2021 | 13:15

Rrëfehet gruaja që nuk ka bërë seks që nga pandemia, arsyeja befasuese

Një grua 40 vjeçe ka rrëfyer për psikologen se si është duke i ecur martesa me burrin që ka 44 vjeç.


Gruaja tregon se që nga pandemia nuk kanë pasur marrdhënie seksuale, kështu duke ndikuar në lidhjen e tyre.

Ajo vazhdon të tregoj që përveç kësaj ai po vazhdon të tregoj se çfarë marrdhëniesh seksuale ka pasur me ish të dashurat e tij, shkruan “The Sun”, përcjell “Bota sot”.

Psikologa i përgjigjet gruas duke i thënë që duhet të zgjidhet kjo mënyrë e lidhjes dhe për të shpjeguar ndikimin që sjell sjellja e tij mbi ju dhe se ajo duhet të ndalet.

E dashur psikologe: Jam 40 vjeç dhe jam martuar para vite me një burrë që është 44 vjeç. Ai ishte zbavitës dhe i dashur në fillim, kështu ne ishim vërtet të lumtur.

Mirëpo ka një kohë që qëndron i zemëruar dhe nuk dëshiron të bëjmë seks duke më përulur mua në këtë aspekt.

I gjithë zemërimi ka filluar nga fillimi i pandemisë kur ai humbi punën, shkruan “The Sun”, përcjell “Bota sot”.

E kuptoj që ai është i zemëruar por më e keqja e kësaj është se më tallë me histori, duke i përmendur përvojat e tij të kalura seksuale.

Ai më krahason në mënyrë të pafavorshme me të gjitha ish të dashurat e tij dhe madje edhe me ato vajzat të një natë që ai ka pasur.

Ai më tregon se sa seksi të shkëlqyeshëm ka pasur me një ish të dashurë, të cilen e la mirëpo që në mendje i ka mbetur aventurat që ka pasur me të.

Ai vazhdon të flas për pozicionet e preferuara të ish të dashurve, çfarë i pëlqente me to në shtrat dhe fjalët e ndyta që përdornin.

Padyshim që edhe unë kam pasur një jetë seksuale edhe në të kaluarën, por kurrë nuk do të hyja në detaje për këtë, është e papranushme dhe mizore.

Dhe nuk jam e sigurt se do të kujtoja çdo detaj siç bën ai.

Unë e dua, por ai po shkatërron vetëvlerësimin tim, ndonjëherë mendoj se do të doja shumë që ai të largohej.

Përgjigja e psikoleges: Sjellja e burrit tuaj është lënduese dhe fyese.

Ju nuk mund ta lejoni këtë të vazhdojë.

Ju duhet të zgjidhni një moment për të shpjeguar ndikimin që sjell sjellja e tij mbi ju dhe se ajo duhet të ndalet.

Thuaji atij që megjithëse e do, mendon ta kërkosh të largohet.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë