Loading…

Rrëfehet kosovarja që u përdhunua nga serbët: Kjo është historia ime

  • 08/04/2018 | 22:36

Rrëfehet kosovarja që u përdhunua nga serbët: Kjo është historia ime

​Lufta e fundit në Kosovë nuk la vetëm ta vrarë dhe dëme materiale mbrapa. Serbët, dhunuan shumë gra, e këto të fundit ende kujtojnë torturën që përjetuan 19 vite më parë. T7, sjell për ju rrëfimin e një 54 vjece e cila është duke pritur të aplikojë për këtë status, asni pse sipas saj pensioni prej 230 euro është i vogël.


Jeton me një sekret brenda vetes. E kjo grua, është kjo njëra nga shumë gratë heroina të këtij vendi.

Çdo ditë, ajo kujton ditën kur ishte dhunuar nga ushtria serbe.

Ditën që ajo e quan të kobshme, tregon se ishte duke përgatitur bukë për pesë fëmijët e saj.

Për zonjën 54 vjeçe pensioni të cilin do e marrin nga Qeveria e Kosovës, është i vogël. E gjithashtu, ajo bashkë me shumë gra të tjera vazhdojnë të kërkojnë drejtësi.

Duke falënderuar kryeministrin Ramush Haradinaj, për pranimin e realitetit të dhunës seksuale të viktimave gjatë kohës së luftës,  ajo tregon edhe për aplikimin për pension.

Kosova këto gra i njeh si heroina. I tillë është edhe një park në kryeqytet.

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës ka treguar që tetë deri në dhjetë gra në javë kryejnë aplikimin për pension.

Sipas kësaj qendre deri më tani kanë aplikuar 130 persona.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë