Loading…

Rrëfehet Messi: Isha shumë pranë largimit nga Barcelona

  • 10/10/2019 | 08:18

Rrëfehet Messi: Isha shumë pranë largimit nga Barcelona

Messi ka rrëfyer ka qenë shumë pranë largimit nga Barcelona, shkruan Gazeta Metro.


Lionel Messi është shprehur se ka qenë shumë pranë largimit nga Barcelona në vitin 2013, pasi ai u akuzua dhe u shpall fajtor për devijim taksash.

Messi u dënua me 2 milion euro dhe 21 muaj burg pasi në vitet 2007, 2009 kishte bërë evazion fiskal me dëm 4.1 milion euro për Spanjën.

Përveç tij u dënua edhe babai i Messit me 1.5 milion euro dhe 15 muaj burg.

Më vonë burgu i Messit u zëvendësua me rreth 300 mijë euro gjobë, po ashtu edhe i babait të tij.

Messi u shpreh se në atë kohë ai e kishte vendosur që do të largohej nga Spanja pasi po ndihej sikur po keqtrajtohej atje.

‘Pleshti’ u shpreh se kishte kontaktuar disa klube, por askush nuk bëri ofertë zyrtar./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë