Loading…

Rrëfehet Rashica për ‘Kicker’: Kjo është arsyeja pse shokët dhe trajneri me quajnë raketë

  • 12/07/2019 | 13:54

Rrëfehet Rashica për ‘Kicker’: Kjo është arsyeja pse shokët dhe trajneri me quajnë raketë

Nofka e tij është tregues i cilësive të Milot Rashicës. “Raketa”, kështu e thërrasin bashkëlojtarët, madje edhe trajneri Florian Kohfeldt, nëse duan të marrin më tepër vëmendje nga 23-vjeçari kosovar.


Këtij të fundit i ka kushtuar një shkrim prestigjiozja sportive gjermane, “Kicker”, që zbulon edhe këtë sekret për yllin e Werder Bremen.

“Nuk e di kush ka lluar të më thërrasë kështu, – thotë me buzëqeshje Rashica. – Nuk më pëlqente kjo nofkë në llim, por po lloj ta pëlqej”.

Në mënyrë të duhur, edhe përfaqësuesi i Kosovës ka kaluar nëpër një proces zhvillimi të caktuar, para se të mund t’i përmbushte plotësisht kredencialet e një “rakete”. Ai ishte shpërthyes nga gjysma e dytë e sezonit të kaluar, i pafalshëm për portierët kundërshtarë. Dhe pas lamtumirës së Max Kruse, natyrisht shpresat më të mëdha të klubit lidhen me të.

Statusi i tij si një lojtar i jashtëzakonshëm konrmohet edhe këto ditë, kur ka nisur të djersijë përsëri në kampin e trajnimit. Megjithë ngarkesat e mëdha zike, Rashica tregon gjatë lojrave brenda grupit tiparet e tij tipike, si një sulmues i papërmbajtur, me të cilat frikëson mbrojtësit përballë. Logjikisht, trajneri Kohfeldt, i cili nuk e preferoi në fllim të sezonit të kaluar për shkak të deçencave taktike në aspektin mbrojtës, e ka pjesë të rregullt të formacionit, tashmë.

Ai pozicionohet kryesisht në anën e majtë të ofensivës së Werder Bremen, por tërë kohës tërheq nga brenda, ku pozicionohet, “shkel gazin” dhe prodhon gola spektakolarë nga distanca. Kontrata i përfundon në vitin 2022, por nuk është çështje për momentin. Pati klube të interesuara për Milot Rashica, por menaxheri i tij, Altin Lala, bllokoi gjithçka. E bëri këtë nën frymën e vetë lojtarit:

“Unë jam nën kontratë me Werder dhe ndihem shumë mirë këtu. Nuk kam arsye që të largohem. Unë nuk kam një plan afatgjatë të karrierës, mendoj për këtë nga viti në vit.

Të presim dhe të shohim çfarë do të ndodhë në vijimësi. Si lojtar dua të shënoj sa më shumë gola dhe të jap sa më tepër asiste të jetë e mundur.

Dua të japë më të mirën për skuadrën, që të arrijmë Europën. Max Kruse ishte i rëndësishëm, por ne duhet të shikojmë përpara. Kemi lojtarë të tjerë të mirë”. Dhe ka të drejtë përfaqësuesi i Kosovës, Werder Bremen ka edhe një… “raketë”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë