Ylli portugez, Cristiano Ronaldo, ka folur rreth karrierës së tij dhe dallimit mes tij e yllit argjentinas, Lionel Messi, transmeton Gazeta Metro.
Sulumuesi i Juventusit së fundmi është shfaqur në një dokumentar ‘The Making Of’ të DAZN’it. Aty ai ka folur edhe për rivalin e tij, Lionel Messin.
Ronaldo theksoi se dallimi me Messin qëndron te fakti se ai ka luajtur për skuadra të ndryshme dhe e ka fituar Ligën e Kampionëve, teksa argjentinasi karrierën e ka krijuar vetëm te Barcelona.
“Dallimi mes meje dhe Messit është se unë kam luajtur për skuadra të ndryshme dhe e kam fituar Ligën e Kampionëve me to” – tha fillimisht portugezi, i cili titullin në LK e ka fituar me Manchester United dhe Real Madridin.
“Kam qenë golashënuesi më i mirë në Ligën e Kampionëve për gjashtë sezoni radhazi. Nuk ka shumë lojtarë që e kanë fituar 5 herë titullin e LK’së dhe me këtë kompeticion mund ta identifikoj veten time” – tha tutje 34 vjeçari.
“Messi është një lojtar i shkëlqyer, i cili nuk do të mbahet mend vetëm për ‘Topat e Artë’ të fituar, por edhe fakti që më ka ndihmuar të përmirësohem vit pas viti. Unë zgjohem çdo mëngjes që të bëj diçka më shumë dhe jo vetëm të fitojë para. Falë Zotit paratë nuk mungojnë, por unë dua që të bëj një vend në histori” – ka deklaruar Ronaldo.
Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi janë dy futbollistët e vetëm me pesë ‘Topa të Artë’ të fituar deri më tani./gazetametro.net