Loading…

Rrëfehet Shevchenko: Jam i frikësuar, nëna dhe motra ime kanë mbetur në Ukrainë

  • 12/03/2022 | 10:35

Rrëfehet Shevchenko: Jam i frikësuar, nëna dhe motra ime kanë mbetur në Ukrainë

Ish trajneri i Genoas dhe sulmuesi legjendar i Milanit, Andriy Shevchenko gjatë një interviste ditën e djeshme është shprehur shumë i shqetësuar për nënën dhe motrën e tij pasi që kanë mbetur ende në Ukrainë edhe pas dy javëve bombardime në Ukrainë nga agresori rus, transmeton Gazeta Metro.


Një ndër lojtarët më të famshëm ukrainas, Andriy Shevchenko gjatë një interviste ditën e djeshme ka treguar se nëna dhe motra e tij edhe pse kanë mbetur në kryeqytetin e Ukrainës, Kievin kanë strehuar disa shoqe të motrës së tij sepse ishin në kushte të tmerrshme.

“Ka pasur shumë beteja. Nëna dhe motra ime pritën disa njerëz që u transferuan me ta sepse ishin në kushte të tmerrshme. Në Bucha nuk ka ushqim, nuk ka energji elektrike. Ato janë shoqet e motrës sime dhe kishin pesë ditë që jetonin nën tokë në një bodrum”, tha 45-vjeçari.

Ai më tutje ka treguar se në vendin ku stërvitej si i ri, Bucha ka pasur bombardime të tmerrshme, gjithashtu edhe në qytetet afër si Irpin dhe Hostomel të cilat janë shkatërruar plotësisht sipas tij.

“Ka pasur bombardime të tmerrshme në atë zonë. Bucha dhe qytetet fqinje Irpin dhe Hostomel, i njoh mirë këto qytete dhe janë shkatërruar plotësisht. Nuk ka mbetur asnjë ndërtesë. Shkoja në Bucha për të stërvitur kur isha lojtar i ri. Është e tmerrshme”, deklaroi ish fituesi i Topit të Artë në vitin 2004.

Kujtojmë që ish sulmuesi i shumë klubeve të mëdha europiane ka qenë një ndër futbollistët i cili ka reaguar më së shumti për ngjarjet e fundit që janë duke ndodhur në Ukrainë javëve të fundit, në nder të tij për situatën atje klubi i Milan ka vendosur që të shes një fanellë speciale të futbollistit ku e kishte veshur në finalen e Uefa Champions League të vitit 2002/03. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë