Loading…

Rrëfehet zvicerania që u grabit në Kosovë, por që gjesti i një polici dhe familjes së tij për të ishte mrekulli

  • 04/07/2020 | 22:31

Rrëfehet zvicerania që u grabit në Kosovë, por që gjesti i një polici dhe familjes së tij për të ishte mrekulli

Një zvicerane i ishte grabitur shtëpia në Suharekë, por përshtypjen e mirë për Kosovën edhe me tej nuk ju ndryshua as pas vjedhjes që i ndodhi këtë javë, transmeton Gazeta Metro.


Zviceranes i doli në ndihmë polici i Kosovës, Blerim Kuqi i cili e strehoj në shtëpinë e tij duke i dhënë ushqim dhe i ndihmoj për t’i gjetur paratë, dokumentet e telefonin që i ishin vjedhur nga shtetas kosovar.

Gruaja që ka dashur të mbes anonime, tregon se u befasua për të mirë. Pasi tregon se si i kishte ndodhur një përvojë shumë e keqe, ajo thotë se tani ka një familje të dytë, është fjala për Blerim Kuqin, policin nga Suhareka dhe familjen e tij, e cila thotë se pa këta nuk e din se çfarë do të bënte.

“Ata njerëz janë të mrekullueshme, dhe do t’i vizitoj prapë”, thotë zvicerania për familjen Kuqi.

Ndërsa polici nga Suhareka, Blerim Kuqi tregon se një rast i tillë nuk i kishte ndodhur asnjëherë në karrierën e tij prej polici.

Ndërsa thotë se në stacionin policor ishin përkujdesur për zviceranen dhe i kishin ofruar ndihmë dhe ushqim.

Ndërsa për rastin në fjalë janë arrestuar katër persona, e gjësendet të gjitha i janë dorëzuar pronares.

E për rastin në fjalë ka kishte shkruar edhe e përditshmja zvicerane ‘Blick’

Kjo gazetë kishte shkruar se të martën rreth orës 11:30 ankuesi femër shtetase zviceran ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar ia ka marrë një telefon Samsung S8, një IPHONE 8 dhe 3000 franga zvicerane dhe ishte larguar në drejtim të panjohur me një automjet BMW ngjyrë hiri me targa vendore.

Shtetasja zvicerane ishte në lidhje me një qytetar nga Komuna e Vushtrrisë, i cili me një grup të organizuar ka plaçkitur zviceranen duke i marr të gjitha çka kishte.

Pastaj e njëjta ka mbetur në rrugë, mirëpo një shembull të mirë ka treguar polici Blerim Kuqi, i cili e ka strehuar në familjen e vet, duke mos e lënë në rrugë shtetasen zvicerane./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë