Loading…

Rrëfim prekës i babait që iu rrëmbye foshnja në Kosovë

  • 25/12/2016 | 21:30

Rrëfim prekës i babait që iu rrëmbye foshnja në Kosovë

Iliriani kishte vetëm tre muaj, kur babai i tij Shkelzim Murtezi, e kishte parë për herë të fundit. Ndërsa, tani kanë kaluar një vit, që kur ai nuk e ka parë e nuk di gjë për djalin e tij, i cili ka mbushur një vit.

Lidhur me këtë rast, Murtezi ka thënë për Periskopin, se mundësia e vetme që i ka mbetur atij, është të bëjë publike kallëzimet penale, të cilat thotë se do t’i ngrisë ndaj Organeve të Kujdestarisë në Prishtinë, ndaj Komunës së Prishtinës dhe ndaj zëvendëskryetarit të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

“Unë kam një dosje prej 800 faqesh, në të cilën ekzistojnë dëshmitë që tregojnë për fajësinë e institucioneve lidhur me këtë rast. Atu përmenden veprimet inkriminuese të institucioneve të përmendura”, ka thënë Murtezi.

Më tej, Murtezi ka deklaruar se institucionet e lartpërmendura kanë mundësuar që të regjistrohet djali i tij, pa atësi.

Ai kishte qenë në një lidhje jashtëmartesore, ndërsa pohon se nëna e fëmijës mund ta ketë kindapuar atë, por pavarësisht përpjekjeve që ka bërë, institucionet ende nuk i kanë dhënë një përgjigje zyrtare lidhur me këtë rast.

“Regjistrimi i fëmijës pa atësi, bie në kundërshtim me nenin 147 të paragrafit 2 të Ligjit për familje, ngase kur nuk dihen dy prindërit, atëherë Organi i Ofiçarisë, e ka për obligim që të lajmërojë organin e kujdestarisë, mirëpo ky veprim nuk është ndërmarrë. Ndërsa, fëmija është lënë vetëm me emër të njërit prind. Fëmija tani gjendet jashtë vendit, unë nuk e di ku është, as me kënd është. Gjykata e Prishtinës edhe pse ka pasur njohuri për largimin e tij jashtë vendit, nuk ka ndërmarrë asgjë për lajmërimin e Policisë. Edhe Organi i Kujdestarisë, dega tek Bregu i Diellit, ka pasur dijeni, por nuk ka ndërmarrë masa edhe pse e ka pasur obligim. Andaj, ky rast është mbyllë në mënyrë joligjore. Organi i Ofiçarisë, duke qenë të vetëdijshëm për këtë proces joligjor, tani kundërshton dhe refuzon dhënien e deklaratës për atësinë, të paraparë me ligj”, ka rrëfyer Murtezi.

Ai ka thënë se për shkak të kësaj, edhe ka ngritur kallëzim penal në Polici, për fëmijën e zhdukur për të cilin thotë se nuk e di ku gjendet, as në çfarë gjendje është.

Ai thotë se hetimet e nisura të Policisë, ishin urdhëruar të ndërpriten nga prokurorja Nebahate Sadiu.

“Kjo është shqetësuese, pasi janë ndërprerë hetimet për kindapimin e një fëmije dhe zhdukjen e tij”, thotë më tej Murtezi.

Madje, Shkelzim Murtezi pohon se e njëjta prokurore kishte refuzuar takimin me të.

“Për këtë rast, tashmë janë bërë një vit që Gjykata nuk ka caktuar seancë, dhe si rrjedhojë kemi të bëjmë me një shtet që po e mbron krimin dhe po vepron në kundërshtim me ligjin, pasi edhe mosveperimi është shkelje”, deklaroi Murtezi.

Ai thotë se para se të zhdukej, fëmija ka qenë me nënën e tij, me të cilën thotë se ka qenë i pamundur kontakti, tash e një vit.

“Unë nuk kam problem me nënën e fëmijës, por me shtetin, që po ma mohon atësinë”, shton Murtezi.

Ai dhe gruaja me të cilën bashkëjetonte kishin qenë në proces gjyqësor për caktimin e besimit të fëmijës.

“Një vit që nga zhdukja e tij dhe unë nuk kam asnjë informacion për fëmijën e zhdukur. Asnjë mesazh nga nëna e fëmijës. Unë supozoj se është me të, por nuk kam ndonjë informacion zyrtar. Dikush ka ndërhyrë në punët e institucioneve. Jam i bindur që në këtë process ka ndërhyrë dikush nga jashtë dhe e ka ndikuar vendimin”, thotë Murtezi.

Madje sipas tij, ekziston një aktvendim i Gjykatës së Apelit me të cilin konfirmohet se Gjykata Themelore në Prishtinë, ka nxjerrë një vendim të jashtëligjshëm.

15032183_1300196860024644_2502328003668730051_n

15726449_1344447528932910_531332263828993424_n

15712954_10210678114565679_137193976_n

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë