Loading…

Rrëfimi i Leotrimit që i mbijetoi masakrës së Poklekut

  • 17/04/2018 | 21:09

Rrëfimi i Leotrimit që i mbijetoi masakrës së Poklekut

Një nga masakrat më të rënda të kryera nga serbët gjatë luftës së fundit në Kosovë ka qenë ajo që ndodhi në fshatin Poklek të Drenasit.

54 civilë ishin masakruar, kurse një ndër ta i kishte mbijetuar asaj kur ishte vetëm nëntë vjeç.

Leotrim Caraku i mbijetoi masakrës e pa ekzekutimin e nënës, vëllezërve, familjarëve e bashkëfshatarëve nga forcat serbe.

E Mehdi Muqollit i mbetën të vrarë e më pas të djegur gruaja me tre fëmijë, prej të cilëve më i vogli 10 muajsh.

Ai si pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte shpresuar që i shpëtuan familjarët kur i nisën për në Drenas, një ditë para ndodhisë.

Në masakrën e Poklekut humbi edhe shkrimtari Ymer Elshani për të cilin u organizua ‘Sofra Poetike”. Aty tani recituan nipat e tij.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë