Loading…

Rrëfimi i Limajt: I thashë Sheshelit pse s’erdhe në Berishë, të kam pritë

  • 01/12/2021 | 21:24

Rrëfimi i Limajt: I thashë Sheshelit pse s’erdhe në Berishë, të kam pritë

Fatmir Limaj ka treguar një bisedë me Vojslav Sheshelin derisa po mbahej gjyqi në Hagë. Ish-komandanti i UÇK’së ka treguar se i kishte thënë Sheshelit se e kishte pritur në Berishë, atje ku gjatë luftës serbi thoshte se do të shkonte për kafe.


“Ju kujtohet kafja e Berishës, Shesheli thoshte se kam me shku me pi kafe në bjeshkët e Berishës, kështu ma kishte çuar porosinë në luftë”, tregon Çeliku, siç njihej në luftë Limaj.

Limaj ka treguar edhe për atë se si ka lindur kjo temë.

“Ka qenë në një miting në Pejë. Atëherë zhvilloheshin luftime në bjeshkët e Berishës. Ishte e bllokuar rruga e Grykës së Llapushnikut dhe në tubimin e Pejës Shesheli ka pas paralajmëruar se “unë do të shkoj me pi kafe në malet e Berishës”. Me një fjalë, do ta shkatërroj UÇK’në”, thekson Limaj.

Tutje, Limaj ka treguar për pyetje plotë guxim që ia ka bërë Sheshelit.

“I thash atje, i thash pse s’erdhe”, tregoi Limaj.

Teksa ka vazhduar të tregojë edhe për vazhdimin e polemikës mes tij dhe Sheshelit.

“I thash të kam prit në Berishë. Më tha “a kujtove aq budallë jam unë me ardh në Berishë. Unë e di që keni pasur pritë dhe më kishi vra”. I thash “po më mirë, s’kishe ardhur në Hagë, as ti e as ne””, rrëfeu Limaj bisedën me Sheshelin. /gazaetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë