Loading…

Rrëfimi i rrallë i Adnan Merovcit për Thaçin: M’i lëshojë dy granata dore gjatë rrugës për në Paris

  • 05/06/2020 | 16:39

Rrëfimi i rrallë i Adnan Merovcit për Thaçin: M’i lëshojë dy granata dore gjatë rrugës për në Paris

Ish-truproja e presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci vite më parë në emisionin e Besim Dinës ka rrëfyer momentin kur presidenti i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi, i kishte lëshuar dy granata dore në duar, pasi Merovci i kishte thënë se ishte bërë paqësor dhe nuk po dëshiron luftë, shkruan Gazeta Metro. 


Adnan Mervoci i cili në publik është i njohur më shumë si truproja e Ibrahim Rugovës, për të cilin kishte shërbyer dhjetë vite, në një emision të më hershëm te Besim Dina, ka rrëfyer një ngjarje interesant që ka ndodhur në vitin 1999, për udhëtimin në Paris, udhëtim që kishte të bënte për nënshkrimin e marrëveshjes së Rambujesë.

Ai kishte thënë se kur janë takuar ai dhe Rugova në aeroportin e Klagenfurt me Hashim Thaçin, ky i fundit i ka dhënë Mervocit dy granata dore.

”Kur u takuam në aeroportin e Klagenfurtit me Thaçin, i thash shumë je bërë paqësor, e le luftën dhe tani po vjen po nënshkruan një marrëveshje paqësore. Hashim Thaçi i nxori nga gjepi dy granata dore dhe m’i lëshoj në duar, ndërsa unë u ktheva nga profesori Fehmi Agani dhe presidenti Rugova dhe i pyeta se çka me bë me to. Ata veç ma kanë bërë me dorë ik ik prej neve”, rrëfen Merovci në këtë intervistë të tij.

Sipas tij Thaçi këto granata i ka marrë me vete që mos binte në duar të serbëve dhe ishte i gatshëm të vetëvritej.

“Hashim Thaci ishte i gatshëm të vetëvritej për tu mos u dorëzuar serbëve gjatë kohës se udhëtimit për në Rambuje”, kishte thënë Merovci se kështu e ka kuptuar veprimin e tij.

Më poshtë gjeni deklaratën e tij të shkëputur nga ky emision. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë