Loading…

Rrëfimi i trajnerit kosovar: Isha i arrestuar nga policia serbe, mbajta katër vite burg në Nish

  • 16/09/2019 | 20:45

Rrëfimi i trajnerit kosovar: Isha i arrestuar nga policia serbe, mbajta katër vite burg në Nish

Trajneri i njohur kosovar, Bekim Shotani, ka treguar disa nga momentet e vështira që i ka kaluar ai gjatë karrierës së tij, transmeton Gazeta Metro.


Trajneri vushtrrias ka rrëfyer disa nga momentet e vështira që e kanë përcjellur gjatë karrierës së tij, sidomos gjatë viteve të 90’ta.

Ai ka treguar se ishte arrestuar nga policia serbe dhe ka mbajtur katër vite burg në Nish, teksa ishte liruar vetëm pasi kishte angazhuar avokatë ndërkombëtar.

“Ka pasur momente të vështira në vitet e 90-ta për mua. Kam filluar karrierën si i ri në futboll, por më pas edhe jam arrestuar nga policia serbe dhe jam burgosur në Nish për katër vite. Arsyet kanë qenë për shkak se unë kam qenë një sportist i lirë si dhe e kemi pasur shërbimin ushtarak të obliguar. Por, më pas jam liruar duke angazhuar avokatë ndërkombëtar” – ka deklaruar Shotani në ’90plus’.

Ndryshe, Bekim Shotani së fundmi ishte trajner i Vushtrrisë. Ai u shkarkua pas tri xhirove për shkak të rezultateve të dobëta./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë