Loading…

Rrëfimi nga beteja me koronavirus: Infermierja tregon përjetimet e saj derisa vdes nga pandemia

  • 12/07/2020 | 18:35

Rrëfimi nga beteja me koronavirus: Infermierja tregon përjetimet e saj derisa vdes nga pandemia

Se virusi duhet marrë shumë seriozisht tregon edhe videoja e cila u bë virale, ku shfaqet një infermiere e cila tregon betejën e saj me këtë pandemi për më shumë se një javë, transmeton Gazeta Metro.


Pamela, e cili nuk arriti t’i mbijetojë koronavirusit, tregon luftën e madhe që i është dashur të bëjë për ditë me rresht.

Ajo është vetëm një nga miliona viktima në mbarë globin, e disa nga ta madje nuk kanë arritur as të luftojnë shumë gjatë me këtë virus.

ER Nurse Records Her Own Death From COVID-19

We all need to take this virus seriouslyPamela was a strong, brave and caring woman ❤️

Posted by It's Gone Viral on Monday, 1 June 2020

”Përshëndetje të gjithëve, sot kam ethe të cilat nuk po duken se do përfundojnë ndonjëherë, jam shtrirë në krevat dhe po pushoj, nuk dua të shkoj në emergjencë, dua të trajtohem në shtëpi.

Dita e dytë: Po ndihem shumë keq, kam dhimbje shpine, ethe që s’ndalen, por edhe nëse ndalen përsëri është një ndjenje parehatie.

Dita e tretë: Kam dëgjuar se dita e 9 është më e keqja. Jam e lumtur që jam mirë, deri tani.

Dita e katërt: Ora është 03:30, oh Zoti im, ethet më janë ndalur dhe po ndihem pak më mirë. Është ora 09:20 dhe ende nuk kam pranuar ndonjë vizitë nga infermierët ose praktikantët, edhe pse I kam thirrur për të marrë disa ilaçe kundër dhimbjes, por nuk ka ardhur askush.

Dita e pestë: Nuk e di cila ditë është, por po ndihem shumë keq. Disi po ndihem që nuk do mund të mbijetoj, Të lutem Zot më ndihmo.

Dita e gjashtë: ( Gruaja shfaqet me respirator, duke marrë fryme me vështirësi të madhe.)

Dita e shtatë: Nuk e di se çfarë dite është, më duket e shtunë? Po e shtunë. Është ora 21:15  e mbrëmjes, sot nuk ishte ditë e mirë. Unë nuk po mundem as të… lëviz, pa pasur ndalesa frymëmarrje. Po lutem që të jem mirë.”

Dita e tetë: Nuk e di çfarë dite është, dhe unë nuk po bëhem më mirë. Lutuni për mua.

Pamela e kishte të pamundur të fliste në ditët e saj të fundit, dhe pas 3 javësh betejë me COVID-19, ajo vdiq. Ajo vdiq vetëm dy orë pasi u vizitua nga nëna e saj dhe dy djemtë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë