Loading…

Rrëfimi rrënqethës i të mbijetuarës së vetme nga familja Jashari (Video)

  • 05/03/2017 | 15:14

Rrëfimi rrënqethës i të mbijetuarës së vetme nga familja Jashari (Video)

Besarta Jashari, atëherë 10 vjeçe, e mbijetuara e vetme e familjes Jashari, kishte rrëfyer për BBC’në gjithë tmerrin që kishte kaluar në ditën e aksionit të ushtrisë serbe kundër familjes së Adem Jasharit.


Besarta tregohet e fortë, ani pse lotët i ka në sy, teksa rrëfen për gjithë ngjarjen.

“Kemi qenë një familje e lumtur”, thotë Besarta Jashari në dokumentar.

Ajo flet për ndjesinë e tanishme, kur bie të fle, dhe nuk mund t’i heqë nga mendja kujtimet.

Ndërkaq atëbotë, sulmi ndaj familjes Jashari kishte ndodhur në orët e hershme të mëngjesit. Në atë orë në Prekaz sulmi ishte kryer nga Ushtria Jugosllave dhe forcat policore. Forcat sulmuese përbëheshin nga transportues të blinduar dhe pjesëtarë të policisë, të mbështetura nga artileria nga një fabrikë municioni në afërsi. Lagjen Jashari e kishin rrethuar diku me rreth 7-8 mije trupa. Sulmi zgjati tre ditë dhe dy netë.

Forcat policore kishin filluar sulmin pa asnjë paralajmërim. Pas kësaj kishin filluar të shtënat. Nga një shtëpi, policia qëllonte me mortaja, pasuar nga gazi lotësjellës. Shumica e familjes së gjërë e Jasharajve ishin mbledhur në një dhomë të vetme, e cila ishte e murosur me tulla. Një predhë pastaj ra përmes çatisë, duke vrarë një numër të anëtarëve të familjes. Granatimet e vazhdueshme për rreth tridhjetë e gjashtë orë ia mundësuan policisë më në fund të hyjë në shtëpi.

Ndërkohë, organizata “Amnesty International”, në një raport të bërë për rastin, kishte thënë se sulmi kishte për qëllim eliminimin e të gjithë dëshmitarëve. Adem Jashari së bashku me pesëdhjetë e gjashtë anëtarët e familjes së tij u vranë. Gjithsejt pesëdhjetë e tetë persona janë vrarë, në mesin e tyre tetëmbëdhjetë ishin gra dhe dhjetë fëmijë nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare.

Shihni rrëfimin e Besartës:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë