Loading…

Rregull i ri në Romë: Nëse uleni në këto shkallë do të dënoheni me 400 euro

  • 14/08/2019 | 10:17

Rregull i ri në Romë: Nëse uleni në këto shkallë do të dënoheni me 400 euro

Nëse guxoni të uleni në Treppe die Spagna në Romë bëni gati gjobën: plot 400 euro.


Këshilli bashkiak i Romës së fundi ka vendosur ndalimin e uljes në Treppe die Spagna dhe policia bashkiake vazhdimisht kryen kontrolle e vendos gjoba nëse rregullorja nuk respektohet. Arsyeja është, se turistët lenë gjurmë ndotjeje si: çamçakëz, njolla kafeje, vere dhe akulloreje, nga ana tjetër duke u ulur nëpër shkallë ata mbulojnë panoramën e kësaj vepre mjeshtërore të arkitekturës

Roma me 7 milionë prenotime në natë është ndër qytetet më të vizituara të Europës. Ndonëse turistët i sjellin gjallëri dhe para qytetit, dyndja masive e tyre nëpër metropolet europiane po kthehet edhe në barrë të madhe për qytetet dhe qytetarët e tyre.

Në Itali tashmë janë vendosur edhe masa konkrete për një turizëm të kontrolluar.(DW)

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë