Loading…

Rregulla të reja për ata që duan të futen në Kosovë

  • 14/10/2021 | 17:13

Rregulla të reja për ata që duan të futen në Kosovë

Sot në disa media u raportua se disa qytetarë që kanë pasur vetëm një dozë të vaksinës janë kthyer në kufi dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.


Ndërsa, Ministria e Shëndetësisë përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka dhënë informacione për masat e reja për ata që hyjnë në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Sipas MSH’së, çdo person që hyn në Kosovë suhet të posedojë certifikatën e vaksinimit të plotë, testin RT-PCR negativ për COVID-19 jo më të vjetër se 72 orë, dëshminë se personi ka kaluar COVID’in apo testin e shpejtë antigjen.

Njoftimi i plotë:

Në bazë të pikave 3. dhe 8. të vendimit nr. 01/37, të datës: 24.09.2021 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju rikujtojmë se nga data 13 tetor 2021,

çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës dhe të gjithë punonjësit e institucioneve publike, si dhe personeli i ndërmarrjeve publike në pronësi të Qeverisë apo të një komune, në mënyrë që të ju lejohet hyrja në ambientet e punës duhet të posedojnë certifikatën e vaksinimit të plotë, apo ndonjërën nga dëshmitë tjera si:

-Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë;

-Dëshmia se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve;

-Testi i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë