Loading…

Rregullorja e bazuar në interes, nuk vlen gjatë korrikut e gushtit kur vijnë bashkëatdhetarët

  • 18/02/2020 | 22:10

Rregullorja e bazuar në interes, nuk vlen gjatë korrikut e gushtit kur vijnë bashkëatdhetarët

Hotelet, restaurantet, shitësit në tregun me tezga, barnatoret, sallonet e floktarisë dhe furrat e bukës janë bizneset që mund të punojnë gjatë të dielave dhe ditëve të festave edhe nëse hyn në fuqi Rregullorja komunale për caktimin e orarit të punës, ndërsa gjatë muajit korrik dhe gusht do të ketë përjashtime, mund të punojnë të gjitha bizneset, shkruan Gazeta Metro.

Në seancën e radhës pritet të hidhet në votim Rregullorja komunale për caktimin e orarit të punës, rregullore kjo e draftuar që nga viti i kaluar e që u tërhoq mbrapa dhe tani pritet të rikthehet sërisht për votim.

Zekir Bytyqi, Drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizëmit  nga komuna e Ferizajt për Televizionin Liria theksoi se draftrregullorja përfshin 13 sektorë ekonomik, sipas Bytyqit në dakordim me grupin parlamentar të Kuvendit komunal janë përjashtuar disa biznese që mund të punojnë gjatë të dielave dhe ditëve të festave si dhe përjashtime  për të gjitha bizneset do të ketë gjatë muajve korrik dhe gusht kur vijnë bashkëatdhetarët.

“Në këtë rregullore përfshihen dikun 13 sektorë, i kemi ndarë, dhe dakordant me grupet parlamentare të Kuvendit komunal,  shumica kemi vendosur që e diela të jetë ditë pushimi dhe festat zyrtare, përjashtimisht janë akomodimi konkretisht hotelet, sektori i gastronimisë, barnatoret, tregjet lokale don me than ku shitet tregu me tezga, sigurisht edhe sallonet e floktarisë, furrat, janë ato të cilat do të jenë në përjashtim, në kuadër të kërkesave që i kemi analizuar dhe e kemi parë të arsyeshme është edhe qështja e korrikut dhe gushtit ku rritet numri i diasporës, pra rritet potenciali për shitje, rritet potenciali për gjithçka pra e diela dhe ditët e festave të jenë ditë të lira siç janë tani” tha Bytyqi

Bytyqi tutje theksoi se rregullorja hyn në fuqi menjëherë pas votimit në Kuvendin komunal, sipas Bytyqit 30 ditët e para do të jetë faza informuese dhe gjithashtu do të ketë gjoba sipas ligjeve në fuqi për të gjitha ato biznese që nuk e respektojnë rregulloren.

“Sigurisht që në kuadër të rregullores është paraparë që faza 30 ditore të jetë fazë informuese, në bazë të ligjeve në fuqi, pra  në bazë të ligjit për tregtinë e brendshme rregullohet edhe çështja e moszbatimit të kësaj rregullore. Besoj që kjo rregullore do të respektohet pasi që është në interes edhe të bizneseve edhe të punëtorëve dhe do të jetë e plotëfuqishme pas votimit në Kuvendin komunal, besoj që nuk do të jetë e nevojshme me shqiptu gjoba sepse  ne si komunë nuk jemi me shqiptu gjoba po jemi me përkrah biznesin, pasi që siç e dini edhe ju në vazhdimsi kemi hartuar porpozime të ndryshme dhe kemi ndihmuar bizneset pasi që ne jemi të thirrur me ju ndihmu bizneseve po jo me ju dhan gjoba. Sigurisht për ato biznese që nuk e respektojnë rregulloren gjobat  janë të rregulluara me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës” tha Bytyqi./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë