E rrëmbyen, e droguan, e përdhunuan për 3 ditë pa mëshirë në apartamentin e tyre në kryeqytetin grek, e më pas 2 shqiptarët të moshës 20 dhe 21 vjeç u larguan për pushime në ishullin e Mikonos, sikur mos të kishte ndodhur asgjë, sikur mos t’i kishin falur momente tmerri vajzës 19-vjeçare.
Sipas mediave lokale, 2 të rinjtë shqiptarë janë arrestuar gjatë paradites së djeshme nga policia e Mikonos, pas denoncimit të 19-vjeçares e cila mbërriti në komisariat në një gjendje të keqe shëndetësore dhe nën efektin e drogës.
Gjithçka nisi me shkëmbimin e disa mesazheve në Facebook, nga ku njeri prej djemve dhe 19-vjeçarja edhe ranë dakord që të zhvillonin një takim mes tyre të mërkurën e kaluar.
Por ky takim ishte makthi nga i cili prej 3 ditësh 19-vjeçarja nuk po zgjohej dot.
I riu shqiptar e çoi vajzën e re në shtëpinë e tij, por sapo ajo hyri brenda zbuloi që ata nuk do të ishin vetëm, aty priste edhe shoku tjetër.
19-vjeçarja i tregoi policisë, se 2 djemtë i dhanë asaj të pinte një pije, në të cilët dyshohet se kishte edhe lëndë narkotike, në atë moment nisën 3 ditët e tmerrit për të.
Dy shqiptarët gjatë paradites së sotme janë paraqitur përpara hetuesit për të treguar detajet e 3 ditëve që mbajtën në apartament 19-vjeçaren.
Ata akuzohen për rrëmbim, përdhunim në grup, posedim dhe përdorim droge.
Pas denoncimit policia raportoi se:
Dy të rinj me origjinë shqiptare, të moshës 21 dhe 20 vjeç, u arrestuan pasditen e të shtunës në Mykonos, si pjesë e një operacioni të koordinuar nga oficerë policie të Drejtorisë së Sigurisë së Athinës në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Mykonos, të akuzuar për përdhunim dhe ndalim të paligjshëm të personit.
Në mëngjesin e së shtunës 26/06, një vajzë 19-vjeçare me origjinë shqiptare, denoncoi Drejtorinë e Sigurisë së Athinës marrjen peng të saj për tre ditë nga 23/06, në një shtëpi në Athinë në zonën e Kypseli dhe përdhunimin nga dy të rinj, të cilët e lanë të lirë këtë mëngjes në portin e Pireut.
Për sa më sipër dhe pas një hetimi që pasoi ngjarjen, të akuzuarit u identifikuan dhe u lokalizuan dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Mykonos dhe Autoritetin Portual të Mykonos, ata u arrestuan në mesditë në ishull.
Të arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë Publike të Athinës.