Loading…

Rrenat e serbëve: Koha kur po themelohej një shtet i madh islamik shqiptar

  • 15/12/2016 | 20:44

Rrenat e serbëve: Koha kur po themelohej një shtet i madh islamik shqiptar

Serbia vazhdon të investojë në dëmtimin e imazhit të Kosovës në botë. Pjesë e këtij investimi janë edhe mediat. Portali serb në gjuhën angleze InSerbia, ka bërë së fundmi një artikull, ku paraqiten kinse pretendime, se si shqiptarët gjatë Luftës së Dytë Botërore, në bashkëpunim me gjermanët dhe italianët, ishin përpjekur të ndërtonin një shtet të madh islamik, transmeton gazetametro.net.


Ky tekst është i ngjashëm me ato të fushatës serbe për pengimin e antarësimit të Kosovës në UNESCO, dhe dëmtimin e imazhit, sidomos te ajo pjesë e njerëzve dhe shteteve që nuk kanë shumë njohuri për Kosovën.

Më poshtë lexoni të plotë tekstin e InSerbia:

Dëshmi historike tregojnë se gjenocidi dhe spastrimi etnik mbi popullatën serbe të Kosovës, ishte kryer se pari nga turqit osmanë, më pas nga liderët dhe populli shqiptarë vazhdoi përgjatë periudhës komuniste, periudhë në të cilën popullsia serbe u detyrua të emigrojë.

Precedentët historik dhe politik për krijimin e një Shqipërie të Madhe u zhvilluan gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur Kosova së bashku me territorin jugperëndimor të liqenit në Mal të Zi dhe rajonin perëndimor të Serbisë Jugore, (tani pjesë e Maqedonisë), ju aneksuan Shqipërisë nga fuqitë e Boshtit të udhëhequra nga fashistët Italian dhe nazistët gjerman. Kjo u bë për arsye të planit të Benito Musolinit dhe Adolf Hitlerit që të shpërbënin dhe shkatërronin popullin dhe shtetin serb, të cilin gjermanët dhe italianët e kishin spikatur se mund të ishte një kërcënim serioz i Boshtit në Ballkan.

Më 7 prill 1939, trupat italianë pushtuan dhe okupuan Shqipërinë duke e detyruar Mbretin Zog të asaj kohe të ikte në Greqi. Italia aneksoi zyrtarisht Shqipërinë brenda Mbretërisë Italiane nën petkun e mbretit Italian Viktor Emanuel, ku më pas Italia krijoi një qeveri ushtarake dhe mëkëmbëse. Italia vazhdoi me programin e saj të kolonizimit të Shqipërisë ku në shtetin shqiptar dërgoi mijëra trupa. Më pas, bazuar në modelin Italian, në Shqipëri u themelua Partia Fashiste Shqiptare. Gjatë asaj kohe, Ushtria Shqiptare numëronte tri brigada me një total prej 12,000 këmbësorëve.

Më 28 tetor 1940, Italia pushtoi Greqinë nga Shqipëria me 10 divizione të Italisë dhe ushtrisë shqiptare, por u kthyen prapa.

Gjermania kërkoi të ndihmonte ofensivën italiano-shqiptare përmes operacionit “Alpine Violet”, operacion ky i cili ishte një plan për të shpërngulur një trupë prej tri divizioneve malore gjermane në Shqipëri përmes ajrit dhe detit. Por, në vend të kësaj, gjermanët po përgatiteshin për një plan tjetër nga ana veriperëndimore e Greqisë, nga ku edhe filloi pushtimi gjerman.

Më 6 prill 1941, Gjermania naziste dhe fuqitë e Boshtit pushtuan Jugosllavinë (Operation Punishment) dhe Greqinë duke detyruar kapitullimin e Jugosllavisë më 17 prill, dhe atë të Greqisë më 23. Jugosllavia më pas u pushtua dhe shpërbë. Fuqitë e Boshtit po krijonin një Shqipëri të madhe që i shkonte në dëm Malit të Zi dhe Serbisë. Territori i Malit të Zi i ishte bashkuar komplet Shqipërisë së Madhe.

Nga Serbia, Kosova iu dorëzuan Shqipërisë së Madhe, së bashku me pjesën perëndimore të Serbisë Jugore, tani pjesë e Maqedonisë, një zonë e cila ishte pjesë e Serbisë së Vjetër. Ky rajon, Kosova dhe territori përreth i aneksuar në Shqipërinë e Madhe u quajt “Shqipëria e Re”.

Për të krijuar një etnicitet të pastër shqiptar Kosovar, të cilin shqiptarët e quajtën “Kosovë”, shqiptarët filluan spastrimin etnik dhe gjenocidin ndaj serbëve. Serbët në Kosovë ishin masakruar, shtëpitë u ishin djegur, dhe ata që kishin mbijetuar ishin dëbuar brutalisht.

Balli Kombëtar ishte një grup nacionalist shqiptar i cili udhëhiqej nga Mit’hat Frashëri dhe Ali Këlcyra. Ky grup po synonte që të inkorporonte Kosovën në një Shqipëri të Madhe dhe të pastronte etnikisht regjionin e serbëve ortodoks.

Albanian Nazi's were specially brutal to the Serb Orthodox clergy Murder of an Orthodox priest in Devic, WW2

Një shqiptar duke vrarë një prift serb

Komiteti Shqiptar i Kosovës organizoi një kampanjë masive të spastrimit etnik dhe gjenocidit kundër serbëve ortodoks në Kosovë dhe Metohi. Ky është përshkrimi i këtij spastrimi dhe gjenocidi:

“Të armatosur me materiale të furnizuara nga italianët, shqiptarët hodhën veten kundër banorëve të pafuqishëm në shtëpitë dhe fshatrat e tyre. Sipas disa burimeve shumë të besueshme shqiptarët kanë djegur shumë vendbanime serbe, duke vrarë disa njerëz dhe duke dëbuar të tjerë që ishin arratisur në male. Në atë kohë të tjerë banorë serbë ishin duke u sulmuar dhe tokat e tyre private dhe ato të komunitetit po konfiskoheshin ose po shkatërroheshin. Nuk është e mundur që të konstatohet se sa është numri I viktimave në ato zona, por ajo që mund të thuhet është se afro 30,000 – 50,000 janë të humbur”.

Bedri Pejani, lideri musliman i Komitetit Nacional Shqiptar, bëri thirrje për shfarrosje totale të serbëve ortodoks dhe katolik në Kosovë-Metohi me qëllim të bashkimit të Shqipërisë së Madhe me Bosnjën dhe Hercegovinën së bashku edhe me rajonin e Rashkës, në një shtet të madh islamik. Myftiu kryesor i Jerusalemit, Haj Amin el Husseini, i kishte prezentuar këtë plan Pejanit i cili e kishte pranuar menjëherë pasi ishte në interes të Islamit. Por, edhe pas kësaj, gjermanët refuzuan që një gjë e tillë të ndodhë.

The Mufti of Jerusalem, Mohammad Amin al-Husayni, greeting members of the 13th SS Division with a Nazi salute in November 1943.[2] The division included an estimated 1,000 Albanians from Kosovo and the Sandžak who later formed the nucleus of Skanderbeg.

Myftiu i Jeruzalemit, Mohammad Amin el-Huseini, duke i uruar anëtarët SS Divizioni i 13-të me një përshëndetje naziste në nëntor të vitit 1943. Aty përfshihen rreth 1000 shqiptarë nga Kosova dhe Sanxhaku të cilët më vonë formuan batalionin Skënderbeu

Më 3 shtator 1943, Italia kapitulloi duke nënshkruar një armëpushim me aleatët. Gjermanët më pas me rënien e forcave italiane, ishin të detyruar që të okupojnë Shqipërinë. Ata për të pushtuar Shqipërinë dërguan divizionin e 100-të Jaeger, divizionin e 297-të nga Serbia dhe dizionin e parë malor gjerman. Këta të gjithë u organizuan në Trupat Malore, të cilët ishin nën udhëheqje të gjeneralit Paul Bader.

Tani duheshin përforcime në forcat e brendshme, megjithatë, që të liroheshin trupat gjerman nga ruajtja e kufirit, vendimi u mor që të formohej një division mbrojtës malor për këtë qëllim. Në prill të vitit 1944, rekrutimi për këtë division filloi, e gjithë kjo po zhvillohej nën komandën e Partisë Naziste Shqiptare, e cila u themelua nga Ernst Kaltenbrunner. Duke vepruar me instruksionet e Trupave Mbrojtëse, Reichsfuehrer Henrich Himmler, zyra e Trupave Mbrojtëse gjermane urdhëroi për formimin e një divizioni malor vullnetar të shqiptarëve në 17 prill të vitit 1944. Lideri I trupave mbrojtëse gjermane (SS) dhe general-majori I trupave mbrojtëse Josef Fitzhum, I cili kishte drejtuar oficerë të lartë të trupave mbrojtëse dhe komandantë të policisë në Shqipëri, ndihmuan dhe trajnuan këtë division.

Komandanti i lartë i trupave mbrojtëse planifikoi që të krijonte një division malor të përbërë nga 10,000 trupa. Ky komandant së bashku me komandantin e policisë në Shqipëri, në përputhje me Komitetin Nacional Shqiptar, listoi plot 11,398 rekrutë për trupat mbrojtëse të armatosura të divizionit malor.

balisti5
Nga të gjithë ata të listuar, u selektuan 9,275 trupa si të gatshëm që t’ju bashkoheshin trupave mbrojtëse të armatosura. Nga të gjithë ata. 9,491 shqiptarë u selektuan që t’ju bashkoheshin divizionit Skanderbeg. Këtij divizioni shqiptar iu ishin bashkuar edhe veteran I trupave gjermane Reichdeutsche nga Austria, dhe oficerë të Volkdeutcshe. Ky division ishte I përbërë prej 8,500 – 9,000 trupave të të gjithave gradave. 6,491 rekrutë shqiptarë u mblodhën në depo në Kosovë, aty ku filloi formacioni dhe trajnimi i divizionit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë