Loading…

Rrëshqitja e dheut në Itali, numri i të vdekurve arrin në shtatë, të tjerë mbetën ende të zhdukur

  • 28/11/2022 | 11:44

Rrëshqitja e dheut në Itali, numri i të vdekurve arrin në shtatë, të tjerë mbetën ende të zhdukur

Numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në ishullin italian të Ischia tani është rritur në shtatë.


Një valë balte dhe mbeturinash të shkaktuara nga shiu i dendur shkatërroi qytetin e vogël të Casamicciola Terme në veri të ishullit – që ndodhet në brigjet e Napolit – herët në mëngjesin e së shtunës.

Dhe të dielën në mbrëmje, kur qeveria italiane shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Ischia, raportohej për pesë persona ende të zhdukur.

Operacionet e kërkimit janë komplikuar nga reshjet e vazhdueshme dhe erërat e forta, të cilat kanë vonuar edhe mbërritjen e përforcimeve me traget.

Më shumë se 200 punonjës të urgjencës iu bashkuan kërkimit për të zhdukurit, ndërsa qindra vullnetarë, pastruan rrugët e qytetit të vogël.

Mbetjet e makinave dhe autobusëve të shtypur nga rrëshqitja e dhunshme e dheut dhe shkëmbinjtë mund të shihen kudo ndërsa ekskavatorët përpiqen të pastrojnë hyrjet në shtëpi dhe dyqane.

Ndërkohë një paketë e parë emergjente prej 2 milionë eurosh është vendosur të dedikohet për të prekurit në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë të dielën.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë