Loading…

Rrëshqitja e dheut në Prishtinë: Inspeksioni gjobitë kompaninë punuese

  • 27/10/2019 | 13:05

Rrëshqitja e dheut në Prishtinë: Inspeksioni gjobitë kompaninë punuese

Gjatë mbrëmjes së kaluar në rrugën ‘Bedri Gjini’ në Prishtinë ka pasur rrëshqitje dheu dhe rrjedhje të ujit. Kjo ka ndodhur për shkak të punimeve të një objekti që po ndërtohet, ndërsa si pasojë edhe hapur një gropë e madhe dhe disa vetura kanë rënë në hendek. Pas rastit, inspeksioni ka gjobitur kompaninë e cila nuk respektoi lejën ndërtimore, shkruan Gazeta Metro.


Sot u raportua për rrëshqitje dheu në kryeqytet, gjë e cila shkaktoi reagime të shumëta pasi që situata e krijuar edhe mund të rrezikojë jetën e qytetarëve.

E lidhur me rrëshqitjen e dheut ka reaguar edhe drejtori i Drejtorisë së Inspeksionit, Adonis Tahiri.

Tahiri ka shkruar në Facebook se bëhet fjalë për mosrespektim të lejes ndërtimore, e për këtë inspektorët e kanë gjobitur kompaninë.

“Pala në këtë rast nuk e ka respektuar lejen ndërtimore, sepse ende nuk e ka ndërtuar murin mbrojtës. Si rrjedhojë, Inspektori kujdestar nga Sektori i Ndërtimit e ka obliguar që t’i ndërpresë të gjitha punimet, si dhe e ka shqiptuar gjobën në vlerë 500 euro. Inspektori kujdestar i Sektorit të Rendit Komunal e ka shqiptuar gjobën tjetër për dëmtim të rrugës, gjithashtu 500 euro, si dhe e ka urdhëruar palën që menjëherë ta rikthejë terrenin në gjendjen e mëparshme”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ndryshe, pas rastit ka reaguar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë thënë se janë marrë të gjitha masat e nevojshme rreth rastit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë