Loading…

Rrëshqitje dheu në rrugën B (Foto/Video)

  • 19/04/2017 | 21:22

Rrëshqitje dheu në rrugën B (Foto/Video)

Banorët e Rrugës B ndihen të frikësuar nga shembja e dheut afër objektit të tyre banesor, në vendin ku një kompani po përgatit terrenin për ndërtime të reja.


Një banore e lagjes “Mati 1” ka thirrur në redaksinë e kallxo.com për të shprehur shqetësimin e saj nga ajo që po shihte nga banesa e saj.

Zonja në fjalë ka treguar se nga uji i madh i grumbulluar në Rrugën B po shembej dheu në vendin ku po punonin ekskavatorë të një kompanie ndërtimore.

Sipas fotografive të dërguara në adresën e kallxo.com nga kjo banore shihet se si uji përfundon në pjesën e poshtme të rrugës, nën teneqet prapa të cilave punonin ekskavatorët.

Po ashtu, në foto shihet se si dikush ka vendosur shirita paralajmërues afër vendit ku nga shembja e dheut është hapur një gropë e madhe.

rruga-b

Rexhep Birinxhikun, banor një prej objekteve që janë afër vendit ku po zhvillohen punimet për ndërtimin e objekteve të reja banesore.

Ky banor tha se ai dhe familja e tij janë të shqetësuar nga rrëshqitja e dheut që po ndodhë në vendin ku po përgatitet terreni për ndërtimin e objekteve të reja banesore e që sipas tij është shumë afër me objektin në të cilin banon ai.

Këtë shqetësim tha se do të shkojë nesër t’ia shprehë Komunës së Prishtinës, konkretisht Inspektoratit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë