Loading…

Rreshteri në Pejë rrah një police: Përfundon i suspenduar kurse viktima në spital

  • 16/05/2022 | 10:24

Rreshteri në Pejë rrah një police: Përfundon i suspenduar kurse viktima në spital

Inspektorati policor i Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se një rreshter në rajonin e Pejës dyshohet për lëndim të rëndë trupor ndaj një gruaje, gjithashtu zyrtare policore, shkruan Gazeta Metro.


Inspektorati Policor, ka njoftuar se hetuesit e këtij inspektorati kanë arrestuar zyrtarin policor në Pejë, pasi ka kryer veprën penale ‘’lëndim i rëndë trupor’’ dhe ‘’kanosje’’.

‘’ Informacionet e para hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë se një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë’’, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Tutje hetuesit e IPK’së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti.

Komunikata e plotë:

IPK arreston një zyrtar policor të dyshuar për lëndim të rëndë trupor dhe kanosje

Prishtinë/Pejë , 16 Maj 2022

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK) kanë arrestuar një zyrtar policor në Pejë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

Informacionet e para hetuesit e IPK-së lidhur me këtë rast i kishin pranuar nga Policia e Kosovës në Pejë se një zyrtar policor (me gradën e rreshterit) jashtë detyrës zyrtare është i përfshirë si i dyshuar në një rast të lëndimit të rëndë trupor.

Hetuesit e IPK-së kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorin kujdestar kanë ndërmarrë disa veprime hetimore kurse viktima (zyrtare policore) është dërguar për trajtim mjekësor.

Pas këtyre veprimeve hetimore, zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë me dyshimin se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe “kanosje”.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti.

Divizioni për bashkëpunim dhe informim

Inspektorati Policor i Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë