Loading…

Rreth 23 mijë maturantë u testuan, vazhdon trendi i kopjimeve

  • 26/06/2021 | 23:23

Rreth 23 mijë maturantë u testuan, vazhdon trendi i kopjimeve

Mbi 23 mijë nxënës iu nënshtruan testit të Maturës në 177 qendra të testimit, rezultatet pritet të dalin me 5 korrik.


Ora dhjetë gjatë së shtunës i gjeti gjithë maturantët në shkolla.

Kjo sepse ata në atë orë filluan mbajtjen e testit të maturës.

Mbi 23 mijë maturantë të klasave të 12-ta ju nënshtruan këtij testi të organizuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Ndërkaq provimi u mbajt në 177 qendra të testimit në gjithë vendin.

Por vetëm në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë ishin 370 nxënës që filluan këtë test.

Por jo të gjithë patën mundësinë ta përfundojnë e ta dorëzojnë atë.

Kjo pasi që dy nxënësve iu ndalua provimi për shkak se u kapën duke kopjuar.

Një nga maturantet thotë se ky test nuk ishte i vështirë dhe se është pozitive për sukses.

Por, Florent Berishës nuk i janë dukur edhe aq të lehta pyetjet.

E edhe dikush tjetër thotë se po pret rezultate të mira nga testi.

Është Fetah Zejnullahu, drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri” që tregon se pse u larguan dy nxënësit nga provimi i maturës.

Nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit thonë se Anëtarët e Komisioneve në qendrat e testimit, administruesit, mbikëqyrësit dhe vëzhguesit e Provimit të Maturës që kanë shkelur rregullat e administrimit të testit do të ndëshkohen për kundërvajtje në shumë prej 300 deri në 500 euro.

Kurse nxënësve iu anulohet provimi.

Rezultatet e Provimit të Maturës pritet të dalin me 5 korrik.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë