Loading…

Rreth 25 mijë nënshkrime për drejtësi

  • 28/11/2016 | 23:33

Rreth 25 mijë nënshkrime për drejtësi

Janë rreth 25 mijë e më shumë qytetarë që kanë dhënë firmën e tyre në peticionin e shoqërisë civile ku po kërkojnë drejtësi për vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit.

Këtë për gazetametro.net e konfirmon edhe njëra prej organizatorëve të këtij peticioni, por edhe të disa protestave që u organizuan për të kërkuar drejtësinë për Astritin.

Jeta Berisha, për gazetametro.net, tregon se sot ka qenë dita e fundit për mbledhjen e nënshkrimeve të peticionit ku kërkohej drejtësi për Astrit Deharin.

Prishtina ka qenë qendra ku janë mbledhur nënshkrimet, ndërsa, Berisha thotë se vetëm dy ditët e fundit peticioni është përhapur edhe në disa komuna tjera të Kosovës.

Berisha tregon edhe numrin e konfirmuar deri më tani të nënshkrimeve.

“Një numër mjaftë i madh i qytetarëve është interesuar për ta nenshkruar peticionin, njëherësh kanë bashkndje me rastin e të riut Astrit Dehari. Rreth 25 mijë nënshkrime janë konfirmuar deri më tani, por gjatë ditës së nesërme do të kemi një shifër të saktë, për shkak se numërimi po vazhdon ende. Qytetarët e Republikës së Kosovës kanë treguar gatishmëri morale për ta zbardhur rastin, ndërsa ne si shoqëri civile jemi të vendosur për ta çuar rastin deri në fund, derisa drejtësia të bie në vend”, tha Jeta Berisha për gazetametro.net.

Ky peticion do t’i dërgohet nesër Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë por edhe Komisionit Parlamentarë për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione.

Madje për të dorëzuar këtë peticion organizatorët kanë bërë thirrje të hapur dhe kanë ftuar edhe qytetarët që kanë nënshkruar këtë peticion t’u bashkohen përmes një marshi simbolik.

“Të nderuar qytetarë ju ftojmë nesër në orën 14:00 të bashkangjiteni në dorëzimin e peticionit #DrejtësiPërAstritin të nënshkruar nga ju. Peticioni do t’i dorëzohet Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Kosovës si dhe Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione”, thuhet në njoftim.

Besa Luzha, Florina Duli dhe Rudinë Jakupi, janë personat që në emër të të gjithë qytetarëve do të dorëzojnë peticionin./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë