Loading…

Rreth 50 mijë vëzhgues dhe komisionarë pritet të angazhohen në zgjedhje

  • 11/09/2019 | 08:29

Rreth 50 mijë vëzhgues dhe komisionarë pritet të angazhohen në zgjedhje

Rreth 50 mijë vëshgues e komisionarë pritet të vëshgojnë zgjedhjet e 6 tetorit, që të parandalohet manipulimi me vota, transmeton Gazeta Metro.


Dhjetëra-mija vëzhgues e komisionarë pritet të angazhohen në zgjedhjet e 6 tetorit, në mënyrë që të parandalohet manipulimi i votave. Përpos vëzhguesve të partive politike dhe organizatave joqeveritare, gjatë zgjedhjeve nacionale pritet që në Kosovë të qëndrojë edhe një mision vëzhgues nga BE’ja.

Sikurse në zgjedhjet e kaluara, edhe në zgjedhjet e 6 tetorit pritet të angazhohet një numër i madh i vëzhguesve dhe komisionarëve.

Ndonëse ende nuk është caktuar numri i saktë tyre, anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kanë thënë për gazetën se numri i vëzhguesve dhe komisionarëve pritet të jetë i ngjashëm sikurse në zgjedhjet e 2017.

Ndërkohë në zgjedhjet nacionale të mbajtura para dy vjetësh ishin angazhuar rreth 30 mijë vëzhgues dhe rreth 20 mijë komisionarë, shkruan më tutje Gazeta ‘Zëri’.

Në kuadër të kësaj përfaqësues të  rrjetit të organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) kanë bërë të ditur se vetëm nga DnV’ja do të jenë të angazhuar rreth 3 mijë vëzhgues gjatë procesit zgjedhor./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë