Loading…

Rreth 500 punëtorë do të përfitojnë 2 milionë euro nga Programi për Rimëkëmbje

  • 30/11/2020 | 11:07

Rreth 500 punëtorë do të përfitojnë 2 milionë euro nga Programi për Rimëkëmbje

Kryeministri Avdullah Hoti, ka marrë pjesë në nënshkrimin e kontratës për financim të projekteve nga Masa e 8 e Programit për Rimëkëmbje Ekonomike, me ministrin e Zhvillimit Rajonal, Enis Kërvan.


Hoti, me këtë rast tha se është inkurajues fakti që rreth 500 punëtorë do të përfitojnë nga kjo masë.

“Bëhet fjalë për rreth 500 punëtorë që do të përfitojnë nga bizneset tuaja. Shpresoj që kjo masë është një lehtësim për bizneset e vogla dhe të mesme. Kemi marrë edhe masa tjera përfshirë atë për 60 milionëshit dhe atë për bujqësi. Kurse një masë ka qenë për bizneset jo shumicë”, tha ai.

Hoti shtoi se edhe vitin e ardhshëm do të ketë ndihmesa për bizneset.

“Jemi të detyruar që edhe vitin e ardhëm të parashohim masa të tjera dhe besoj që ndihmesat do të rriten. Ne po bisedojmë edhe me donatorë të jashtëm. Ne gjatë kësaj periudhe jemi munduar që t’i qëndrojmë afër familjeve e bizneseve. Do ta keni mbështetjen e plotë të Qeverisë deri sa ta kalojmë këtë periudhë të vështirë. Komplet Fondin për Ekonomi deri në fund të vitit do ta fusim në ekonomi”, shtoi ai.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë