Loading…

Rreth 56% e ndërmarrjeve janë mbyllur gjatë pandemisë

  • 18/07/2020 | 13:26

Rreth 56% e ndërmarrjeve janë mbyllur gjatë pandemisë

Rreth 56 përqind e ndërmarrjeve gjatë kohës së pandemisë janë mbyllur si shkak i masave të qeverisë për mbyllje totale gjatë muajve të parë të paraqitjes së rasteve me korona virus. Deri më tash janë bërë pagesa deri në 80 milionë në bazë të pakos fiskale, derisa e njëjta ishte dizajnuar në vlerë 180 milionë euro me 15 masa gjithsej. Kështu është shprehur të shtunën, kryeministri i vendit Avdullah Hoti, derisa është zotuar se sapo të miratohet buxheti në Kuvendin e Kosovës, do të procedohen edhe pagesat tjera.

Shefi i ekzekutivit gjatë debatit të mbajtur nga Instituti Riinvest ku u prezantua edhe raporti “Bashkëjetesa me COVID-19: Tri shtylla të rimëkëmbjes”, tha se numri i të prekurve nga korona virusi në Kosovë ka filluar të bie, e qe për këtë u zotua se ka pasur rritje të efektivitetit të masave. Kryeministri Avdullah Hoti tha se luftimi i pandemisë mbetet prioritet për qeverinë që ai udhëheq.

Ai u zotua se kanë filluar përgatitjet që të sigurojnë edhe 100 mijë teste serologjike, në rast se do të ketë valë të dytë të përhapjes së pandemisë Covid-19.

“Na është dashur të marrim disa vendime për kufizim të aktiviteteve në disa sektorë, në veçanti në gastronomi. Për sa i përket krijimit të kapaciteteve të institucioneve shëndetësore e kemi centralizuar mënyrën se si po menaxhojmë këto kapacitete, kemi hyrë në proces të riorganizimit të plot të klinikave në kuadër të Shërbimit Spitalor duke i kthyer këto klinika maksimalisht në funksion të ofrimit të shërbimit të personave të prekur me Covid. Kemi krijuar kapacitete shtesë në regjione, nëpër spitale regjionale”, ka thënë ai.

Hoti tha se kanë filluar edhe procedurat e blerjes së shtatë apartave testuese në regjione, derisa shtoi se është shqetësuese se 30 përqind e qytetarëve nuk e shohin rrezik pandeminë Covid-19.

“Unë besoj që në katër-pesë ditët e fundit, ndoshta në javën e fundit për shkak të këtyre masave numri i të prekurve ka filluar të bie. Jo në masën që do të dëshironim, por unë pres për një javë-dy të përgjysmohet numri i të prekurve. Ndoshta edhe për shkak të rritjes së efektivitetit të masave. Vlerësimi që kemi marrë edhe nga organizata ndërkombëtare dhe vendore në bazë të hulumtimeve që kanë bërë me qytetarë është shqetësues fakti që 30 përqind e qytetarëve nuk e marrin problemin e Covid-it si rrezik për jetë. Dhe si rezultat nuk i respektojnë masat që i kemi marrë deri më tash”, është shprehur ai.

Ndër të tjera ka theksuar se sapo të miratohet buxheti në Kuvendin e Kosovës do të procedohen edhe pagesat tjera në bazë të masave të pakos emergjente fiskale.

“Rreth 56 përqind të ndërmarrjeve gjatë kohës së pandemisë janë mbyllur ose për shkak të mungesës së klientëve ose për shkak të vështirësive për të kryer pagesat e nevojshme, por në veçanti për shkak të masave të qeverisë që janë marrë gjatë muajve të mbylljes totale…Tash ne gjendemi e kemi gjetur kështu me një listë të masave të pakos emergjente e cila është vlerësuar në total prej 179, 6, pra 180 milionë euro për 15 masa të dizajnuara nga qeveria paraprake. Numri i aplikantëve prej secilës prej tyre dhe shuma që është kërkuar për të kompensuar shkon në 180 milionë euro. Disa nga këto masa janë zbatuar plotësisht disa janë zbatuar pjesërisht, disa ende nuk kanë filluar të zbatohen për shkak se nuk ka ndodhur rishikimi i buxhetit. Deri më tash janë bërë pagesa deri në 80,4 milionë euro, derisa të procedohet pjesa tjetër sapo të miratohet buxheti në Kuvendin e Kosovës. Numri i personave të përfshirë në masa është bukur i madh”, ka deklaruar Hoti.

Shefi i ekzekutivit thase fokusi i qeverisë në vitin 2020, do të jetë kompensimi e ekonomisë të ndikuar nga Covid-19. Megjithatë tha se në rast se nuk thellohet pandemia, rënia ekonomike do të jetë vetëm 2,3 përqind.

“Ne presim që nëse nuk thellohet pandemia, nëse shkojmë me këto scenario, ne nuk kemi nevojë të mbyllim më shumë ekonomi, por të menaxhojmë situatën që mund ta përmbyllim vitin me 2.5 ose 3 % rënie ekonomike. Prej atij 5, 8 ose 11 për qind që ka qenë skenaroit e mëparshme”, ka theksuar Hoti.

Hoti gjatë këtij debati të organizuar nga Institutit Riinvest, tha se pret që këtë vit dhe atë të ardhshëm do të mobilizojnë fondet prej 1,2 miliardë euro.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë