Loading…

Rreth 8 mijë nxënës e mësimdhënës me COVID-19, 90 shkolla janë në mësim online

  • 27/01/2022 | 23:04

Rreth 8 mijë nxënës e mësimdhënës me COVID-19, 90 shkolla janë në mësim online

6684 nxënës dhe 1489 mësimdhënës janë aktualisht të infektuar me COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Kështu njoftoi Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në Kuvend, sot kur po diskutohet për masat anti-COVID.

“Nga 775 institucione edukative-arsimore janë 90 shkolla që punojnë sipas skenarit C. Ndërsa sa i përket rasteve aktive, sipas raportit të sotëm janë 1489 mësimdhënës që janë pozitivë me virusin COVID, janë 187 persona që janë personel tjetër dhe janë 6684 nxënës që janë pozitivë dhe aktualisht janë të izoluar”, tha Ministrja Nagavci.

Nagavci tha se situata nuk është e njëjtë në gjitha shkollat dhe komunat, prandaj kanë vendosur kriteret se kur një shkollë mund të shkojë në mësim online.

Kujtojmë, që në 24 orët e fundit janë konfirmuar 3917 raste të reja me virusin korona në vend, ndërsa raportoi se gjashtë persona kanë vdekur.

Në mesin e viktimave është edhe një djalë nën moshën 9 vjeçare nga Prizreni. Viktimë është edhe një person i moshës 50-59 vjeçare, dy persona të moshës 70-79 vjeçare dhe dy të moshës mbi 80 vjeç. Dy nga viktimat janë nga Gjilani, një nga Mitrovica, një nga Deçani dhe një nga Kaçaniku.

Sot janë shëruar 617 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 162.950. Në total numri i rasteve aktive është 28.751./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë