Ish-deputetja dhe kryetarja e degës së Vushtrrisë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, në vazhdën e zërave për largimin e kryetarit Lumir Abdixhiku ka konfirmuar se ka nënshkruar për shkarkimin e tij, transmeton Gazeta Metro.
Këtë ajo e ka konfirmuar për Gazeta Blic, derisa është në mesin 150 e më shumë delegatëve që kanë nënshkruar për shkarkimin e tij.
“Po kam nënshkruar për shkarkimin e Lumir Abdixhikut”, deklaroi ajo.
Nga kjo degë nga 16 anëtarë kanë nënshkruar më shumë se 5 të tillë, për shkarkimin e Abdixhikut./gazetametro.net