Loading…

Rrezik i dyfishtë: Japonezja infektohet përsëri nga koronavirus pas shërimit

  • 27/02/2020 | 12:22

Rrezik i dyfishtë: Japonezja infektohet përsëri nga koronavirus pas shërimit

Një grua në Japoni ka rezultuar pozitive pas testit për infektim me koronavirus për herë të dytë të mërkurën, derisa Japonia po përballet me përhapjen e 190 rasteve  të infektimit. Ajo ishte liruar si e shëruar për në shtëpi pas shtrirjes në spital, transmeton Gazeta Metro.


Ajo ishte diagnostikuar në muajin janar herën e parë dhe sihte shtrirë në spital për trajtim dhe ishte liruar pas shërimit. Ajo u shtri në spital për trajtim përsëri pasi kishte raportuar dhimbje fyti dhe në gjoks sipas autoriteteve lokale.

Ky është rasti i parë i ditur që ka ndodhur një test pozitiv i dytë i infektimit me koronavirus që ka shtyrë Ministrin e Shëndetësisë së Japonisë Katsunobu Kato të informoj qeverinë e Japonisë për nevojën e rishqyrtimit të të gjitha rasteve të pacientëve të lëshuar dhe monitorimin e afërt e gjendjes së tyre shkruan Reuters.

Punëtor shëndetësor kanë analizuar implikimet e rezultateve pozitive të infektimit pas shërimit fillestar dhe ende nuk janë të sigurt për këtë risi. Kishte raporte për infektime të dyfishta edhe në Kinë.

Edhe një vdekje është raportuar në Hokaido, që e qon numrin e viktimave totale në Japoni në tetë./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë